U mposhtën në derbin e Bavarisë, Salihamixhiç: Bajerni i Mynihut ndaj Augsburgut ishte katastrofë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2022 | 10:06

U mposhtën në derbin e Bavarisë, Salihamixhiç: Bajerni i Mynihut ndaj Augsburgut ishte katastrofë!

Humbja e parë sezonale nuk është kapërcyer lehtë as nga drejtori sportiv Hasan Salihamixhiç. Boshnjaku u shfaq mjaf i pezmatur pas vërshëllimës së trefishtë, çka sinjalizoi edhe dështimin e klubit të tij ndaj modestëve të Augsburg, e cila do të ndjekë të njëtën linjë edhe në prononcimet në zonën miks të intervistave:

SALIHAMIXHIC

“Ndaj Augsburg mund të përkufizohet me termin katastrofë. Bajern vazhdon të jetë i njëjtë në 4 ndeshjet e fundit në kampionat, klubi prodhon por faza ofensive nuk tregohet e qartë në menaxhimin dhe konkretizimin e rasteve.

Ndaj Augsbur shpërdoruam 3 gola të sigurtë. Nuk e kuptojë se si mund të jemi kaq tolerante, aty ku edhe një pikë vlen në luftën finale drejt titullit.

Disiplina është e vetmja rrugë e cila të garanton suksesin, por që ne nuk po e shfaqim pas atij fillimi mbreslënës”.

Nervozizmi i tij shkoi më tej, duke poshtëruar në një farë mënyre edhe festën e përvitshme Oktober Fest: “Nuk dua tia dijë për festën dhe ceremonine e Oktober Fest.

Pas kësaj humbje nuk e di nëse do më pëlqej ndonjë gjë”, përfundoi me nota të theksuara nervozizmi arkitekti i tranferimeve në “Allianz Arena”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"