U mposhtën në Bullgari, Holanda shkarkon trajnerin Dani Blind

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2017 | 23:02

U mposhtën në Bullgari, Holanda shkarkon trajnerin Dani Blind

Federata Holandeze e Futbollit ka shkarkuar trajnerin e ekipit kombëtar Dani Blind. Humbja e djeshme në Bullgari me shifrat 2-0 dhe komplikimi së tepërmi i shanseve të kualifikimit për në Kupën e Botës “Rusi 2018” ka bërë që “tulipanët” të reagojnë për të shpëtuar fushatën kualifikuese.

dani blind

“E respektojmë Blindin për atë çfarë ka bërë gjatë detyrës së tij, por për shkak të rezultateve të dobëta duhet të ndërpresim marrëdhënien me të”, u shpreh drejtori sportiv i Federatës Holandeze.

Holanda mbeti jashtë Kampionatit Europian “Francë 2016” në verën e shkuar dhe nuk dëshiron të rrezikojë një tjetër eliminim të turpshëm në fazën kualifikuese. Në miqësoren ndaj Italisë që do të luhet ditën e martë, skuadra do të drejtohet nga zv. trajneri Fred Grim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"