U mposhtën kundër Apolonisë, Bubeqi: Na penalizuan arbritrat, mungon një penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2021 | 12:07

U mposhtën kundër Apolonisë, Bubeqi: Na penalizuan arbritrat, mungon një penallti

Dorjan Bubeqi e ka me gjykimin. Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes, ai evidenton edhe handikapin që kanë me finalizimin.

Bubeqi

“Vinim pas dy fitoresh dhe për humbjen me Apoloninë kam përshtypjen se na penalizuan arbitrat. Në fakt, kurrë nuk jam marrë me gjyqtarët, por një 11-metërsh i padhënë në pjesën e parë apo edhe plot faulle e ndërhyrje të tjera të rënda ndikuan tek ulja e presionit që ne ushtruam në më të shumtën e kohës së lojës.

Kemi një skuadër që luan e lufton me mjaft korrektesë në fushë. Loja foli e gjitha për ne, por nuk kemi ditur t’i shfrytëzojmë rastet e panumërta që krijuam”, tha numri një i pankinës së Besës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"