U mposht në transfertë, trajneri i skuadrës së Kategorisë së Parë drejt largimit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2020 | 13:27

U mposht në transfertë, trajneri i skuadrës së Kategorisë së Parë drejt largimit

Besëlidhja ka marrë vetëm 1 pikë në 180 minutat e fundit, çka e ka larguar ndjeshëm ekipin nga kreu. Kaq ka mjaftuar që Sinan Bardhi të mendojë largimin nga stoli i lezhjanëve. Trajneri e ka deklaruar hapur këtë pas ndeshjes, ndërsa u shpreh se do të ulet me presidentin.

Sinan Bardhi

“Loja u zhvillua e barabartë nga të dyja ekipet. Kundërshtari na goditi që në fillim, ndërkohë që ne nuk u kundërpërgjigjëm dot. Unë do të shoh pozicionin tim. Mendoj që nuk do të jem më trajner i Besëlidhjes. Diçka nuk funksionon mirë në ekip. Ndoshta me një trajner tjetër, Besëlidhja mund të shkojë aty ku e meriton. Me fillimin e javës do të ulem me presidentin për të diskutuar mbi këtë”, tha tekniku, që sot pritet që të ulet me Gjok Nokën dhe flas për të ardhmen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"