U mposht në transfertë, klubi i Kategorisë së Dytë kërkon ndëshkimin e arbitrave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2020 | 16:07

U mposht në transfertë, klubi i Kategorisë së Dytë kërkon ndëshkimin e arbitrave

Kolonjarët, edhe pse nuk dolën dot te fitorja, kanë bërë një figurë të mirë përballë përmetarëve. Ata ngrenë pretendimin se edhe gjyqtarët nga Lushnja kanë qenë gjatë gjithë lojës kundërshtarë të Gramozit.

Gramozi

Për këtë arsye, drejtuesit kolonjarë i kanë kërkuar FSHF-së të marrë masa ndaj gjyqtarëve Sulko, Methoxha dhe Zeneli, që dhanë dy penallti inekzistente për kundërshtarin dhe mohuan një të tillë për Gramozin.

Ata thonë se kanë pritur të mësojnë se çfarë ka deklaruar vëzhguesi i takimit në raportin e ndeshjen dhe sigurisht do t’u drejtohen organeve përkatëse për të çuar deri në fund të drejtën. Të zhgënjyer nga gjykimi kanë mbetur edhe sponsorët e ekipit, që sipas tyre kështu nuk investohet.

Koço Lilo – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"