U mendua se bëhej fjalë për një dëmtim serioz, qetësohet Bledi Shkëmbi/ S’ka alarm për futbollistin titullar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2021 | 10:13

U mendua se bëhej fjalë për një dëmtim serioz, qetësohet Bledi Shkëmbi/ S’ka alarm për futbollistin titullar

Kryeqytetasit kanë lënë pas barazimin me Laçin, që për nga mënyra se si shkoi ndeshja, i dëshpëroi jo pak ata. Trajneri Bledi Shkëmbi ka nisur punën për dy ndeshjet e kësaj jave, fillimisht nesër me Erzenin për turin e parë të Kupës së Shqipërisë dhe të shtunën ndaj Teutës për kampionat.

Cinedu goli

Trajneri e ka pasur të plotë grupin në stërvitjen e djeshme, pasi edhe sulmuesi Stefen Çinedu është bashkuar me të tjerët, pasi bëri stërvitje të diferencuar të dielën. U mendua se bëhej fjalë për një dëmtim serioz ai që sulmuesi pësoi ndaj Laçit, por nigeriani e ka kaluar tashmë dhe do të jetë gati për trajnerin Shkëmbi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"