U martua me mbesën e ish-bashkëshortes/ Tradhtia shokuese brenda familjes, Hulk njofton se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2021 | 19:40

U martua me mbesën e ish-bashkëshortes/ Tradhtia shokuese brenda familjes, Hulk njofton se…

Sulmuesi brazilian Hulk ka njoftuar se mbesa e ish-gruas së tij është shtatzënë me fëmijën e tij të katërt. Ai ka postuar një foto me Kamila Souza në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” duke u puthur me njëri-tjetrin dhe fotot e tyre duke mbajtur lart skanimet e foshnjës.

HULK

Sulmuesi i Atletiko Mineiro, Hulk, emri i vërtetë Givanildo Vieira de Souza, njoftoi se po takohej me mbesën e ish-gruas së tij pasi i dha fund lidhjes së tij 12-vjeçare me Iranin Angelo në korrik të 2019.

Çifti i dashur u martua në shtator 2020 ndërsa futbollisti 35-vjeçar ishte ende duke luajtur për skuadrën kineze Shangai SIPG pas ndarjes së tij nga nëna e dy djemve dhe vajzës së tij. Ende nuk dihet nëse fëmija që Kamila pret të jetë një djalë apo një vajzë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"