“U martove me italiane, përzjeve kombësinë e fëmijëve”, gazetarja sportive i kthehet keq Lorik Canës: S’je më patriot se Andin Lokaj, fitove tifozerinë e diasporës me propagandë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2021 | 14:38

“U martove me italiane, përzjeve kombësinë e fëmijëve”, gazetarja sportive i kthehet keq Lorik Canës: S’je më patriot se Andin Lokaj, fitove tifozerinë e diasporës me propagandë

Fjalori fyes ndaj shqiptarëve i komentatorit sportiv, Andin Lokaj, pas ndeshjes së Shqipërisë U-21 dhe Kosovës U-21, shkaktoi reagime të shumta.

qeqa krelani lorik cana

Pasi Lokaj iu drejtua shqiptarëve me fjalët: “Mendoni sikur të mos fitonim kundër këtyre që kur kemi luajtur ne kosovarët, ata vetëm ushtarë të Enverit kanë pasur në stadium”, ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana e ka konsideruar një kloun.

Cana publikoi në “Story” një foto të Andin Lokajt me një emoji “palaço” në kokë. Pas kësaj reagoi ashpër gazetarja sportive, Qeqa Krelani.

lorik cana

Kjo e fundit, iu drejtua ish-Kapitetit të Kombëtares duke i thënë se “nëse mendon që është më atdhetar se Andin Lokaj, e ka gabim”, ndërsa shtoi se ka thyer zemrat e shumë shqiptarëve kur u martua me një shtetase italiane.

Qeqa Krelani u shpreh se Cana përzieju kombësinë e fëmijëve dhe se fitoi tifozerinë e diasporës me propagandën “që kombësia nuk ndërrohet”.

lorik cana (2)

“Nëse ti mendon që je më atdhetar se Andini gabohesh. E din sa zemrat e patriotëve i ke thy që nuk e ke marr gruan shqiptare? Aq ma shumë kur midis stadiumit, para qindra fansave me mikrofon në dorë bërtisje duke na rikujtuar e edukuar që “Nuk ndërrohet Kombësia, nuk shitet Shqiptaria”. 

A e din çfarë impakti ke pas me atë fjali? A e din që tifozerinë e diasporës e ke fituar duke bërë propagandë qysh nuk ndërrohet kombësia? A e din sa njeriun e njoh unë që kanë marrë vendime personale duke u bazuar në propagandën tënde? Në fund u martove me italiane dhe përzive kombësinë e fëmijëve. Është vendim perfekt. Ta duartrokas. Sepse vendose ndjenjat tua para opinioneve fundamentaliste dhe patriarkale. Na dëshmove që ndjenjat personale vijnë para ndjenjave kombëtare. Por veç desha me ta rikujtuar me këtë shembull që s’je ma patriot se Andini. Që ndryshe je deklaruar. E ndryshe je kurorëzuar”, tha ajo.

qeqa krelani

Postimi i plotë:

Andin Lokaj bënte 12 orë rrugë vetëm për të përkrahë Kombëtaren Kuq e Zi. Edhe nuk i bënte 12 orë nga kjo rruga moderne qysh i boni ju rinia e snapave me shku me hanger karkaleca, por i bënte 12 orë me shku e 12 me u kthy për KOMBETAREN KUQ E ZI. Nga rruga e ngushtë e sakrifices ku veq gomarin e zinte.

Paguante nga xhepi i tij për vete dhe shokët vetëm për ti qëndru afër Kombëtares. Kohën që është desht me ia kushtu gruas dhe dy fëmijëve, ia ka kushtu dhe vazhdon t’ia kushtojë futbollit SHQIPTAR!

Andini është i vetmi shef që ka dhënë dorëheqje nga pozitat dhe privilegjet, vetëm pse punëtorët e tij nuk paguheshin drejtë ose nuk paguheshin sipas meritave.

Në asnjë moment nuk po e mbrojë deklaratën e Andinit. Dhe po e marr përgjegjësinë me kërku falje në emër të tij. Por pash Zotin, a mund ti garantojmë të gjithë njeri tjetrit që jemi të virgjër në deklarata të natyrave të tilla ndaj vëllezërve dhe motrave shqiptare?

A jemi ne ata që saherë shkojmë në Shqipëri tërbohemi me statusa ofendues ndaj tyre qysh “Tradhtarët e Shqipërisë na e ngulën shazllonin prej 3 eurove në 5 euro? A jeni ju ata që shkruani statusa e komente sesi “Ata meritojnë me iu qu Enver Hoxhën prej vorrit”, “Ata e dun Grekun para Kosovarëve”, “Ata na ngulën 10 euro taxën për rrugë” A jeni ju ata që saherë ktheheni nga Shqipëria temë diskutimi e keni qysh “këta rrebelat e Shqipërisë” na rrjepin xhepat me çmime të trefishta?

A jeni ju ata që saherë luan Kosova ankoheni duke i ofendu sesi asnjë tifo grup i Shqipërisë nuk vijnë me autobusa për të bërë tifo ndaj Kosovës, siç bën Armata e tifozerisë kosovare për Kombëtaren kuq e zi?!

Kur u bot ju ma patriota e ma atdhetarë kur saherë vjen vera, keni me fol zi e terr për shqiptarët e Shqipërisë.

Seriozisht? Andini e paska fillu urrejtjen dhe ndarjen Kosovë & Shqipëri? Po kjo temë Dashni & Urrejtje ndaj njeri tjetrit ekziston qysh në kohën e Ismail Qemajlit. Qysh Ismail Qemajli e tradhtoj Isa Boletinin duke mos e prit që ta ngrisnin bashkë flamurin në Vlorë. Ja sa largë shkojmë me teori konspirative.

Këto tema “NE edhe ATA” janë prezente çdo ditë nëpër kafiterite dhe sofrat e secilit kosovarë e shqiptarë.

Une e kuptoj impaktin që ka një figurë si Andini. Dhe e bindur jam që egziston një reagim që rrjedhë nga një lëndim personal ashtu siç secili nga ne e kemi perjetu nga njeri tjetri. Por të gjithë po mirremi me reagimin e tij. Askush nuk mirret me origjinën e reagimit të tij.

Çka është gjithë ky dënim, gjithë kjo magnitudë thuajse ju kurrë nuk keni bërë ndarje me lloj, lloj fjalësh.

Lorik Cana. Të jemi falenderues gjithë jetën. Je kapiteni ynë emblematik. Por nëse deri sot ishte një ofendues si Andini. Tash u bëtë dy. Ofendimin e ktheve me ofendim duke e bëre Palaqo komentatorin. Ky është shembulli që duhej të jepje? Pse nuk reagove kur komentatori i ndjerë Kosta Grillo kishte thënë “Jam tifoz i Serbisë. Dua që Serbia ta fitojë botërorin”.

Nëse ti mendon që je më atdhetar se Andini gabohesh. E din sa zemrat e patriotëve i ke thy që nuk e ke marr gruan shqiptare? Aq ma shumë kur midis stadiumit, para qindra fansave me mikrofon në dorë bërtisje duke na rikujtuar e edukuar që “Nuk ndërrohet Kombësia, nuk shitet Shqiptaria”. A e din çfarë impakti ke pas me atë fjali? A e din që tifozerinë e diasporës e ke fitur duke bërë propagandë qysh nuk ndërrohet kombësia? A e din sa njeriun e njoh unë që kanë marrë vendime personale duke u bazuar në propagandën tënde? Në fund u martove me italiane dhe përzive kombësinë e fëmijëve. Është vendim perfekt. Ta duartrokas. Sepse vendose ndjenjat tua para opinioneve fundamentaliste dhe patriarkale. Na dëshmove që ndjenjat personale vijnë para ndjenjave kombëtare. Por veç deshta me ta rikujtu me këtë shembull që s’je ma patriot se Andini. Që ndryshe je deklaru. E ndryshe je kurorëzu.

A e din cka ka bërë Andin Lokaj për ty kur luaje për kombëtare? E din sa të sharat i merrte Andini nga tifozat e Shqipërisë duke e akuzu, që je i perkedheluri i tij veç pse je kosovar? E din sa herë është kthy nga ndeshjet pa zë në shtëpi, sepse e kishte humb zërin duke bërtit emrin tënd Lorik? Emrin e futbollistëve kuq e zi?!

A nuk mendon që në vend të fotos Palaqo, ti kishe bërë një telefonatë vëllait? Ti kishe kërku shpjegim personal dhe jo publik me një foto bullizmi siç bëre? Ndoshta kishe qenë ti arsyeja që Andini të ndryshonte mendim? Kapitenat zakonisht këtë gjë bëjnë.

Pse nuk e mendove pak që kur reagojmë si Andini ndoshta po kërkojmë ndihmë!

Pse spo e dënoni kaq masivisht Edi Ramën i cili ma shpesh takohet me Vuçicin sesa liderët tanë? Dhe ai është i ZGJEDHURI i votave të SHQIPTARËVE!

Me vjen shumë keq që komentatori më i mirë SHQIPTAR për mu dhe 80% e futbolldashësve nga një gabim n’afeksion, dënohet nga opinioni në këtë mënyrë. Ndërsa ata që realisht kanë në dorë fatin e Shqipërisë së madhe dhe e votojnë ndarjen saherë iu ipet mundësia janë heronjë.

Kisha uru që kjo ndarja Kosovë & Shqipëri të zhduket duke u nisur nga minimizimi i gabimeve të secilit prej nesh që i bëjmë në cfardo forme. E jo të mshefim mëkatet tona deklarative mbrapa një statusi të Andin Lokës.

Mos harroni asnjëri nuk jemi të virgjër në deklarata që kemi bërë ndaj njeri tjetrit përtej kufijve. Jo veç Andini. Por të gjithë. Të gjithë jemi të zhytur në mëkate.

Me muaj. Javë. Vite. E shekuj. Fakti që kemi dy flamuj tregon që historikisht kemi bërë shumë gabime.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

Përqeshi Shqipërinë, Lorik Cana e bën palaço komentatorin e RTK-së

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"