“U luajt shumë pak lojë efektive”, Ahmataj i kënaqur me skuadrën: Humbja nuk duhet bërë dramë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 25, 2020 | 16:22

“U luajt shumë pak lojë efektive”, Ahmataj i kënaqur me skuadrën: Humbja nuk duhet bërë dramë

Trajneri i Skënderbeut, Juljan Ahmataj u shpreh i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij edhe pse skuadra korçare u mposht me rezultatin 1-2 në shtëpi ndaj Kastriotit.

bandicam 2020-11-25 16-18-23-453

KARTONI I KUQ – Ndeshja nuk pati një rritëm. U luajt shumë pak lojë efektive. Morëm një gol aksidental që ndikoi psikologjisht. U rikthyem me entuziazëm dhe rritëm.

U munduam të futeshim prap në lojë. Bëmë rritëm të mirë, konkluduam edhe me gol por nuk kishte kohë. Djemtë kanë bërë lojë shumë të mirë, u ndëshkuam nga gabimet, nuk është për t’u bërë dramë.

STABILITETI- Po ta shikosh ndeshjen, kemi dominuar komplet pjesën e parë. U ndëshkuam në rastin e vetëm të Kastriotit. Rezultati nuk iu përgjigjet asaj çfarë kanë dhënë lojtarët.

Para ndeshjes humbëm Rrapaj dhe Meksin. Kishim 6 mungesa. Lojtarët e rinj dhanë maksimumin dhe u shprehën e mirë. Ka presion brenda për të fituar. Por presioni duhet të na bëjë mirë, nuk duhet të ndikojë për të humbur ndeshjen”, u shpreh Ahmajta për “Gol pas Goli”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"