U luajt në “fushë kalçetoje”, Ukraina kishte të drejtë për kushtet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2018 | 15:13

U luajt në “fushë kalçetoje”, Ukraina kishte të drejtë për kushtet

Kombëtarja është larguar gjithnjë e më shumë nga tifozët. Jo vetëm prej rezultateve të fundit që kanë zbehur entuziazmin e gjithkujt dhe kanë rritur zemëratën, largimi ka ardhur edhe për zgjedhjen që përfaqësuesja të grumbullohet jashtë vendit. Në fillim në Turqi, e më pas në Zvicër. Pse? Ende e paqartë arsyeja pse snobohet vendi ynë dhe mundësia që skuadra të jetë pranë tifozëve dhe mbështetësve të saj.

ewew

Stadiumi – Ukraina shfaqi një sërë ankesash për ndeshjen e djeshme. Kushtet e stadiumit, siguria dhe gjithçka tjetër që kishin të bënin me atë “fushë kalçetoje”. Pasi u pa i gjithë 90 minutëshi, qartësisht, morën të drejtë të gjithë pretendimet e Shevçenkos dhe Federatës Ukrainase të Futbollit.

Agjencia – Nuk kuptohet pse agjencia që organizoi ndeshjen ka këmbëngulur kaq shumë që ndeshja të luhet aty. Duke qenë se, edhe pse shqiptarët janë në numër të madh në çdo shtet të Europës, u zgjodh një impiant i tillë dhe një orar i tillë. Këmbëngulja është e pakuptueshme, kur edhe nga ana e marketingut, ai takim nuk kishte përfitime as nga reklama apo as nga të ardhura prej biletave, duke marrë në konsideratë praninë e vetëm 600 tifozëve sipas Federatës Ukrainase të Futbollit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"