U larguan për shkak të Koronavirusit, Interi i kërkon 7 lojtarëve të kthehen në Milano dhe të futen në karantinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2020 | 11:59

U larguan për shkak të Koronavirusit, Interi i kërkon 7 lojtarëve të kthehen në Milano dhe të futen në karantinë

Pas rastit të Ruganit që rezultoi pozitiv me Koronavirus, u karantinuan të gjithë lojtarët e Interit, për shkak të ndeshjes që kishin me Juventusin.inter

Për fat të mirë sapo përfunduan karantinimin, asnjë nga lojtarët e Interit nuk ishte me Koronavirus dhe sapo morën vesh këtë, një pjesë e lojtarëve të huaj u larguan drejt familjeve tuaj.

Handanoviç, Brozoviç, Eriksen, Mozes, Lukaku, Jang dhe Godin, ishin lojtarët që u larguan nga Italia.

Megjithatë tashmë zikatërit i kanë kërkuar lojtarëve të kthehen në Milano para pashkëve dhe të qëndrojnë në karantinim për dy javë, siç është rregulli për të gjithë që udhëtojnë jashtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"