U largua pas shpalljes kampion me Tiranën, futbollisti i bashkohet Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2020 | 20:55

U largua pas shpalljes kampion me Tiranën, futbollisti i bashkohet Dinamos

Edvan Bakaj do të përfaqësojë Dinamon. Gardiani kryeqytetas i është bashkuar skuadrës dinamovite në stërvitje duke u vendosur në dispozicion të trajnerit Fabricio Kamarata.
edvan bakaj
Mbetet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit, por ish-portieri i Tiranës tashmë mund të quhet “blu”.

Bakaj ishte pjesë e Tiranës në sezonin e kaluar duke mbajtur pozicionin e portierit të dytë tek bardheblutë pas Ilion Likës. Me kalimin te Dinamo, Bakaj pritet të inkuadrohet direkt në formacionin bazë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"