U largua nga Vllaznia pa u mbyllur akoma kampionati, sulmuesi prezantohet te skuadra e re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 0:11

U largua nga Vllaznia pa u mbyllur akoma kampionati, sulmuesi prezantohet te skuadra e re

Simeon Hristov u afrua me bujë te Vllaznia në merkaton e janarit, por sulmuesi maqedonas nuk ia doli të lërë shenjë në Shkodër.Simeon-Hristov-prezantim-696x490

Ai u aktivizua në 4 ndeshje me shkodranët, duke mos arritur të shënojë asnjë gol. Pas rikthimit të kampionatit në Shqipëri, sulmuesi vendosi të largohet nga Vllaznia, teksa shkak për këtë mendohet se ishin pagat e pa marra.

Hristov nuk ka humbur kohë dhe ditën e djeshme është prezantuar te ekipi i ri. Sulmuesi do të vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Tikves, e cila militon në kategorinë e dytë dhe si objektiv është ngjitja në elitën e futbollit në Maqedoninë e Veriut.

 

FAKSIMILE

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"