U largua nga Teuta, sulmuesi firmos te pretendentët për titull në Maqedoninë e Veriut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2022 | 20:44

U largua nga Teuta, sulmuesi firmos te pretendentët për titull në Maqedoninë e Veriut

Sulmuesi Pepi Gjorgiev erdhi me shumë bujë në verën e kaluar në futbollin shqiptar, duke iu bashkuar Teutës e cila pretendonte se kishte gjetur një lojtar i cili nuk do të bënte të ndjehej mungesa e golave të Bregut të larguar. Por aventura e tij në elitën e futbollit shqiptar nuk shkoi siç mendohej dhe me vetëm 4 gola në 15 ndeshje të luajtura, ai i dha lamtumirën futbollit në vendin tonë.

gjorgiev

Klubi dhe lojtari ndërprenë me marrëveshje kontratën e bashkëpunimit mes tyre dhe ai u largua i lirë të firmoste me çdo ekip tjetër. Ofertat në vendlindjen e tij, Maqedoni, nuk munguan dhe Gjorgiev më në fund ka zgjedhur se ku do të vazhdojë karrierën.

Futbollisti është prezantuar sot në klubin e Akademija Pandev, duke u bërë pjesë e projektit të këtij klubi i cili synon të fitojë titullin në këtë sezon në Maqedoninë e Veriut. Aktualisht, Akademija Pandev mban vendin e dytë në renditje me 7 pikë diferencë nga Shkupi kryesues.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"