U largua nga Teuta, Arbër Çyrbja gjen skuadrën e re. Ja ku do të luajë sezonin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2020 | 19:50

U largua nga Teuta, Arbër Çyrbja gjen skuadrën e re. Ja ku do të luajë sezonin e ri

Arbër Çyrbja u largua  nga Teuta para pak ditësh, teksa nuk ka vonuar për të gjetur skuadrën e re. 26-vjeçari ka vendosur të vazhdojë karrierën e tij në Kosovë.

cyrbja teuta

Raportohet se Gjilani ka nisur bisedimet me lojtarin dhe marrëveshja është shumë afër. “Gazeta Sheshi” shkruan se akordi mes palëve është arritur dhe zyrtarizimi i këtij transferimi është çështje orësh.

Kujtojmë se në të kaluarën Çyrbja ka luajtur për Kukësin, Elbasanin dhe Teutën në Shqipëri, ndërkohë që tani do të provojë një eksperiencë në Kosovë, aty ku kanë kaluar shumë lojtarë nga Shqipëria në këtë merkato.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"