U largua nga stërvitja i dëmtuar, Milani del me komunikatë zyrtare për gjendjen e Ibrahimoviç

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 26, 2020 | 14:15

U largua nga stërvitja i dëmtuar, Milani del me komunikatë zyrtare për gjendjen e Ibrahimoviç

Zlatan Ibrahimoviç pësoi një dëmtim ditën e djeshme në stërvitje, duke sjellë ankthin te Milani. Në fillim u mendua për një dëmtim të rëndë, i cili mund t’i mbyllte sezonin, por edhe karrierën e tij futbollistike, duke parë edhe moshën e madhe të futbollistit.zlatan-ibrahimovic-ac-milan-2019-20_1bv5at8x8t8981pe4z4awtbliu

Megjithatë tashmë te kuqezinjtë mund të jenë të qetë, kjo edhe për shkak të përgjigjes së marrë nga testet e kryera prej sulmuesit.

Në një komunikate zyrtare, Milani ka njoftuar se suedezi ka pësuar një dëmtim muskulor në pulpën e këmbës së djathtë dhe nuk bëhet fjalë për ndonjë dëmtim të madh që do e detyronte lojtarin të mbyllte karrierën e tij.

Klubi kuqezi në komunikatë ka njoftuar se Ibra do kryejë edhe teste të tjera pas 10 ditëve, ku dhe do të përcaktohet koha e rikuperimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"