U largua nga Skënderbeu/ Zguro surprizon me të ardhmen, pranë akordit me skuadrën e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2022 | 20:30

U largua nga Skënderbeu/ Zguro surprizon me të ardhmen, pranë akordit me skuadrën e…

Vangjel Zguro u largua nga Skënderbeu pas rënies së korçarëve në Kategorinë e Parë. Pogradecari mbylli aventurën 1.5 vjeçare me bardhekuqtë si kapiten, teksa tashmë duket se do të vazhdojë karrierën përtej oqeanit.

Zguro

Anësori i majtë do të rikthehet në Amerikë, ku më parë ka provuar të veshë fanellat e Tuslas dhe Red  Volves. 29-vjeçari është shumë pranë akordin me skuadrën e Detroit që militon në Ligën e Dytë amerikane, ligë kjo që Zguro e njeh mirë, pasi është aktivizuar edhe në të kaluarën.

Zguro

Në ditët në vijim pritet të arrihet edhe akordi final. Ne kampionatin amerikan të futbollit Zguro regjistron 34 paraqitje ku ka arritur të shënojë edhe 1 gol.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"