U largua nga Shkëndija, Olsi Teqja drejt Belgjikës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2018 | 16:40

U largua nga Shkëndija, Olsi Teqja drejt Belgjikës

Olsi Teqja do të qëndrojë edhe një tjetër vit larg Shqipërisë. Pas aventurës me Shkëndijën e Tetovës, tashmë destinacioni i qendërmbrojtësit mund të jetë Belgjika. Rojal Eksel Muskro është skuadra që ka shfaqur interes për ish-lojtarin e Laçit dhe Tiranës.

Teqja Shkendija

Dhe duhet thënë që nuk bëhet fjalë vetëm për një opsion, pasi klubi që militon në “First Division A”, e ka projektuar si pasardhësin e Tedi Mezege. Janë vetë mediat belge që raportojnë këtë lajm.

Në rast se mbrojtësit francez do t’i prishet kontrata, atëherë klubi do të afrojë pikërisht Teqjen. Shanset që ky transferim të kryhet janë realisht të mëdha, megjithatë vetëm në ditët e ardhshme mund të ketë zhvillime më konkrete, pasi negociatat mes klubit dhe menaxherit të lojtarit vazhdojnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"