U largua nga Partizani, futbollisti 20-vjeçar pranë akordit me skuadrën kampione

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2021 | 23:01

U largua nga Partizani, futbollisti 20-vjeçar pranë akordit me skuadrën kampione

Mesfushori Besnik Ferati shkëputi bashkëpunimin me me marrëveshje me klubi i Partizanit, teksa tashmë është futbollist i lirë.

Besnik-Ferati

Sipas “Albsport.mk” për shërbimet e 20-vjeçarit ka interesim të madh nga ekipet e Ligës së Parë të Maqedonisë, teksa oferta serioze ka marrë edhe nga kampionati i Kosovës dhe Superiorja shqiptare, ku shumë ekipe e dëshirojnë qendër mbrojtësin shtatlartë.

Gjithashtu bëhet me dije se oferta më serioze vjen nga Finlanda, është ekipi i Helsinkit që po e kërkon me ngulm futbollistin shkupjan. Kampionët finlandezë e shohin si alternativë të mirë për ta bërë për vete Feratin.

Kujtojmë se Besnik Ferati karrierën e tij e kishte nisur te FC Shkupi, që më pas të kaloj te Partizani, duke qenë pjesë e kryeqytetasve  që nga sezoni 2018/19. Ndërkohë është pjesë e grupmoshave U21 të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"