U largua nga Partizani, Çinari përshëndet tifozët: Sot nis një kapitull i ri në karrierën time!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2021 | 17:11

U largua nga Partizani, Çinari përshëndet tifozët: Sot nis një kapitull i ri në karrierën time!

Ditën e sotme u bë zyrtar transferimi i sulmuesi Erald Çinari tek Turqit e Samsunsporit.

Cinari Erald

Sulmuesi shkodran largohet nga Partizani pas 3 sezonesh ku nuk mungoi dhe protagonizmi gjatë kësaj aventure me demat.

Nëpërmjet një postimi në ‘’Instagram’’, 24 vjeçari falënderoi të gjithë stafin dhe shokët e skuadrës teksa u shpreh se për të tani ka nisur një aventurë e re.

Postimi i Çinarit në ”Instagram”

Sot ishte një ditë që solli një kapitull të ri në karrierën time futbollistike. Nga dita e sotme, unë nuk do jem më pjesë e klubit të futbollit Partizani. Kontrata ime me klubin përfundoi në fund të këtij sezoni dhe unë tashmë jam duke përgatitur një aventurë të re.
Falënderoj të gjithë në familjen Partizani, duke filluar nga presidenti e drejtori që më kanë qëndruar afër si në momente pozitive e po ashtu negative.
Trajnerët me të cilët kam punuar këto 3 vite. E po ashtu shokët e skuadrës, si edhe gjithë stafin që punon tek kjo familje. Një falënderim special shkon për tifozët e kuq e sidomos Ultras Guerrils. Ishin 3 vite të mrekullueshme ku edhe fitova trofe.
#PMTP
 #UG #Legjenda??

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"