U largua nga nga Juventusi, Marota takohet me presidentin e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2018 | 16:07

U largua nga nga Juventusi, Marota takohet me presidentin e Interit

Javën e ardhshme te skuadra e Juventusit do të mbahet asambleja e përgjithshme që ku Xhusepe Marota do të largohet zyrtarisht nga roli i administratorit të deleguar në këtë skuadër.

Marota

Sipas asaj që bëjnë me dije mediat italiane ende nuk është arritur një marrëveshje me presidentin Anjeli për ndërprerjen e kontratave, pavarësisht edhe takimit të avokatëve të tyre. Për momentin po flitet shumë edhe për të ardhmen e Marotës i cili nuk e shikon si një mundësi vazhdimin e karrierës në FIGC. Duket se Marota kërkon që të vazhdojë karrierën e tij në një tjetër klub italian.

Anjeli-Marrota

Dhe nga ato që thuhet në mediat italiane bëhet fjalë për skuadrën e Interit. “Tuttosport” bën me dije se ditët e fundit ka pasur kontakte midis vetë Marotës dhe Stiven Zhang të cilët mund të jenë duke përgatitur një marrëveshje midis tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"