U largua nga Milani në verë, lojtari “thumba” drejtuesve: Te kuqezinjtë nuk i merrte vendimet trajneri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 14:19

U largua nga Milani në verë, lojtari “thumba” drejtuesve: Te kuqezinjtë nuk i merrte vendimet trajneri

Andrea Bertolaci u largua nga Milani në verë si një lojtar i lirë, pasi i kishte përfunduar kontrata me kuqezinjtë.andrea_bertolacci_of_ac_milan_gestures_during_the_serie_a_match__833918

Në sezonin e fundit lojtari nuk u aktivizua në asnjë ndeshje në Serinë A, dhe sipas mesfushorit kjo ndodhi për shkak të drejtuesve dhe jo vendimeve të trajnerit.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Bertolaci tregon se nuk kishte asnjë problem me Gatuzon: “E dija që para se të kaloja te Milani se do të kisha vështirësi, por nuk kisha asnjë problem me Gatuzon. Kisha një marrëdhënie shumë të mirë me të, kemi biseduar gjithmonë me njëri-tjetrin dhe ishte ai që më donte te Milani. Përfundova kontratën time, por ajo ishte një zgjidhje e klubit.

Unë fola me trajnerin për aktivizimin e pakët, por më pas kuptova se nuk ishte vendimi i tij, por i klubit. U stërvita gjatë gjithë vitit duke buzëqeshur dhe kisha marrëdhënie të shkëlqyer me të gjithë, por tani është një kapitull i mbyllur.”, u shpreh mesfushori italian.

Tashmë Bertolaci është bashkuar me Sampdorian me të cilët ka firmosur një kontratë 2-vjeçare, dhe shpreson që të rikthehet në formën e dikurshme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"