U largua nga Milani në verë, Kutrone drejt rikthimit në Serie A tek skuadra e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2019 | 18:08

U largua nga Milani në verë, Kutrone drejt rikthimit në Serie A tek skuadra e…

Patrik Kutrone u largua në merkaton e verës nga Milani, për të nisur një aventurë të re në Premier Ligë, te Uolverhempton.Kutrone

Dëshira e madhe e futbollistit ishte të qëndrojë te kuqezinjtë, por nuk ishin të këtij mendimi drejtuesit, të cilët vendosën ta largojnë.

Sulmuesi italian po has vështirësi për tu përshtatur në Premier Ligë, ku nuk po gjen shumë hapësira dhe nuk po tregon paraqitje të mira, diçka që e ka pranuar edhe vetë në disa intervista që ka dhënë.

Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, 21-vjeçari dëshiron të rikthehet në Itali përsëri, madje edhe që në janar. Interesimet për të nuk mungojnë, pasi thuhet se Fiorentina po e ndjek me kujdes situatën e futbollistit.cutrone

Drejtuesit vjollcë e pëlqejnë shumë Kutronen, dhe pritet të bëjnë një ofertë për të në janar, duke parë edhe dëshirën e madhe të lojtarit për tu rikthyer në Serie A.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"