U largua nga Luftëtari, sulmuesi 24-vjeçar drejt kampionëve të Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 22:20

U largua nga Luftëtari, sulmuesi 24-vjeçar drejt kampionëve të Kosovës

Ish-sulmuesi i Luftëtarit, Eri Lamçja është shumë pranë akordit me Dritën e Gjilanit. Sipas “Gazetës Sheshi”, 24-vjeçari ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Bekim Isufit dhe në orët apo ditët e ardhshme pritet edhe zyrtarizimi.

Lamcja feston pa fanelle

Lamçja u largua nga skuadra gjirokastrite pak ditë më parë, teksa u aktivizua 44 ndeshje dhe shënoi plot 24 gola me fanellën bluzi.

Kjo pritet të jetë aventura e parë e sulmuesit nga Elbasani jashtë Shqipërisë. Në të kaluarën ai është aktivizuar me Teutën dhe Elbasanin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"