U largua nga Kukësi, mbrojtësi i Superiores merr një ofertë konkrete nga Kamza

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2018 | 16:53

U largua nga Kukësi, mbrojtësi i Superiores merr një ofertë konkrete nga Kamza

Klubi i Kamzës i ka bërë ofertë mbrojtësit të majtë të larguar nga Kukësi, Eni Imami. Edhe pse në këtë pozicion Kamza ka Vangjel Zguron, mësohet se Kukësi interesohet për pogradecarin. Kësisoj, nuk përjashtohet mundësia që të kemi një shkëmbim.

eni imami

Gjithsesi, mbetet për t’u parë se si do të rrjedhin ngjarjet, pasi Zguro është nën kontratë dhe Kamza kërkon një shumë të majme për ta lënë të lirë.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"