U largua nga Kukësi, Edon Hasani drejt transferimit te Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2017 | 14:58

U largua nga Kukësi, Edon Hasani drejt transferimit te Skënderbeu

Menjëherë pas largimit nga Kukësi ka nisur të flitet edhe për destinacionin e ardhshëm të Edon Hasanit.

Edon Hasani

Burime të besueshme të “Panorama Sport” kanë bërë me dije se ditët e fundit lojtari ka qenë në bisedime me përfaqësues të Skënderbeut dhe kjo ka qenë arsyeja që ai ka bërë kërkesën në Federatën Shqiptare të Futbollit për të dalë lojtar i lirë në fund të sezonit.

Por, tashmë që ka marrë lejekalimin nga Kukësi, Hasani është i lirë dhe nuk përjashtohet mundësia që ai t’i nisë që tani stërvitjet me korçarët dhe të jetë gati për ndeshjet e Europës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"