U largua nga Kartagjena, klubi spanjoll siguron shërbimet e mesfushorit shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2022 | 16:36

U largua nga Kartagjena, klubi spanjoll siguron shërbimet e mesfushorit shqiptar

Mar Menor ka zyrtarizuar afrimin e futbollistit shqiptarë, Kleandro Lleshi, i cili ka nënshkruar deri në fund të këtij sezoni.

kleandro lleshi

Lleshi ndërpreu bashkëpunimin me Kartagjenën në fillim të sezonit të kaluar dhe deri tani qëndronte pa ekip. Mar Manor, që luan në ligën e katërt spanjolle, duket se i ka dhënë një mundësi shqiptarit deri në fund të këtij sezoni.

Mesfushori me tipare mbrojtëse është vënë menjëherë në dispozicion të ekipit dhe pritet të grumbullohet në sfidën e ardhshme kundër La Nukia.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"