U largua nga Juventusi gjatë janarit, ish-futbollisti bardhezi mund të kthehet prapë në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2020 | 20:34

U largua nga Juventusi gjatë janarit, ish-futbollisti bardhezi mund të kthehet prapë në Europë

Ish-sulmuesi i Juventusit, Atletiko Madridit dhe Bajern Mynihut Mario Mandzukiç mund të kthehet të luajë sërish në Europë.
mario-mandzukic-juventus-2018-19_19xr96tekkwvl1qlqvbpmxz0ao

Media e futbollit turk “Fotomac” shkruan se drejtori sportiv i Gallatasarait Fatih Terim dëshiron që veterani kroat të luajë për skuadrën e njohur turke edicionin e ardhshëm. Sipas kësaj mediaje, Mandzukiç do të zëvendësojë Radamel Falkaon.

Nënkampioni i botës me Kroacinë në vitin 2018 u largua nga Juventusi drejt Al-Duhailit në Katar gjatë merkatos së janarit, por duket se dëshira e tij e madhe për t’u rikthyer në kontinentin e vjetër mund ta binde Gallatasarain t’i krijojë vend në skuadër Mandzukiçit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"