U largua nga fusha në pjesën e dytë, Rrahmani tregon për problemin: Duhet të bëja 10 ditë pushim, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2022 | 21:40

U largua nga fusha në pjesën e dytë, Rrahmani tregon për problemin: Duhet të bëja 10 ditë pushim, por…

Amir Rrahmani ishte një nga lojtarët më të spikatur në ndeshjen përballë Qipros, edhe pse luajti për 64 minuta.

rrahmani

Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës sapo kishte ardhur nga një dëmtim dhe ishte menjëherë në formacionin titullar për Dardanët.

Në një intervistë për “TuttoNapoli”, mbrojtësi tregon për problemin që kishte dhe përse u zëvendësua në pjesën e dytë.

“Pritesha që të rikuperohesha plotësisht nga dëmtimi që mora pas 10 ditësh. Unë u futa në lojë në ditën e nëntë. Nuk isha në gjendjen time më të mirë. nuk isha 100% gati. Gjithsesi çdo gjë shkoi mirë, edhe pse sapo erdha nga një dëmtim”, ishin fjalët e Rrahmanit, i cili duket se është gati për Napolin në fundjavë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"