U largua nga fusha me lot në sy, Barcelona merr lajmin e keq. Pike mbyll vitin, ja sa mungon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2020 | 23:48

U largua nga fusha me lot në sy, Barcelona merr lajmin e keq. Pike mbyll vitin, ja sa mungon

Zherard Pike u largua nga fusha e lojës në ndeshjen Atletiko-Barcelona, në minutën e 62’ me lot në sy.

PIKE

Mbrojtësi spanjoll, ka pësuar një dëmtim të rëndë në gjurin e tij të djathtë dhe për këtë arsye e kishte ta pamundur të vazhdonte ndeshjen më tej.

Analizat e para, kanë treguar një ndrydhje në gjurin e mbrojtësit. Në këtë situatë, mediat spanjolle raportojnë se lojtari e ka mbyllur vitin dhe pritet të mungojë nga 4 deri në 6 muaj. Një lajm shumë i keq ky për Kumanin, për të cilin Pike ishte një titullar i padiskutueshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"