U largua nga Flamurtari për shkak të pagave të pamarra, futbollisti hedh në gjyq klubin vlonjat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 6, 2020 | 17:45

U largua nga Flamurtari për shkak të pagave të pamarra, futbollisti hedh në gjyq klubin vlonjat

Semir Bajraktareviç do të takohet në FIFA me Flamurtarin. Mesfushori boshnjak që u largua i pari nga Vlora për shkak të pagave të pamarra, ka konfirmuar pak ditë më parë në mediat e vendit të tij se ka paditur klubin kuqezi. 

bh-veznjak-ima-nekoliko-ponuda-da-li-se-semir-bajraktarevic-vraca-u-celik-1024x645

Në një deklaratë të dhënë për portalin “SportSport.ba.”, 32- vjeçari që luajti vetëm 6 ndeshje me fanellën kuqezi, theksoi se pret të marrë paratë nga Flamurtari.

“E vërteta është se unë kam qenë në Sarajevë për disa javë. E lashë Flamurtarin, por kam një kontratë të pastër me këtë klub. E paraqita çështjen time në FIFA dhe tani jam duke pritur për një përgjigje për të marrë paratë për atë që kemi nënshkruar dhe firmosur në verën e vitit të kaluar. Unë stërvitem rregullisht këtu në Sarajevë dhe jam gati për një klub të ri. Edhe pse jam 32 vjeç, unë ende nuk e kam menduar ta lë futbollin, sepse ndihem shumë mirë”, ka thënë lojtari boshnjak.

Situata – Pa u mbyllur mirë viti 2019, lojtarë si Semir Bajraktareviç, Lirim Mema, Bajram Nebihu dhe Jorgos Sarris braktisën Flamurtarin për shkak të problemeve financiare që kishte klubi. Duket se ende këto probleme janë të pazgjidhura. Lojtarët aktualë janë pagur vetëm me nga një rrogë në muajin dhjetor.

Bajraktarevic-640x429

Edhe pse u tha se do të likuidoheshin edhe për pjesën tjetër të kampionatit, nuk ka ndodhur kështu në fund të vitit 2019. Gjasat janë që të ketë edhe largime të lojtarëve shqiptarë, teksa përfliten emra si Nika, Gocaj apo Pjeshka, por kjo do të konfirmohet në vijim, për më tepër që jemi në muajin e merkatos.

E.Sika – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"