U largua nga Flamurtari pa u paguar, ish-lojtari i kuqezinjve: Nuk jam shlyer asnjë cent, do të shkojë në gjyq nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 21:01

FB Flamurtari Kategoria Superiore Kryesore, Superiore Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR

U largua nga Flamurtari pa u paguar, ish-lojtari i kuqezinjve: Nuk jam shlyer asnjë cent, do të shkojë në gjyq nëse…

Lirim Mema ishte ndër lojtarët e parë që u largua nga Flamurtari në dhjetor të vitit të kaluar. Kosovari, që aktualisht është te Drita e Gjilanit, tregon se nuk ka marrë asnjë cent nga pagesat që duhet t’i jepnin dhe se klubi ka injoruar çdo kërkesë të avokatit të tij. Në një intervistë për “Panorama Sport”, Mema shpreh keqardhjen për situatën te Flamurtari, ndërsa thotë se ka kontakte me ish-shokë të skuadrës, të cilët i tregojnë se gjendja po bëhet edhe më keq.

LIRIM MEMA

Kosovari thotë se shanset për mbijetesë janë shumë të pakta, ndërsa duhet shpresuar te një mrekulli.

Pas një fitoreje me Luftëtarin, Flamurtari iu rikthye humbjeve në takimin me Laçin. Mendoni se komplikohet edhe më shumë mbijetesa?
Tani që nuk jam më pjesë e Flamurtarit mendoj që nuk kam të drejtë të flas për klubin dhe gjendjen e ekipit në tabelë. Vetëm dua të them që më vjen shumë keq për situatën që po kalon klubi, pasi është me shumë traditë dhe histori në futbollin shqiptar.

Si mund të shpëtojë ekipi nga rënia dhe sa i ka shanset e mbijetesës?
Shanset shihet se janë të vogla. Por, në futboll nuk i dihet kurrë dhe duhet shpresuar, pavarësisht se e shikoj si shumë të vështirë.

flamurtari

I keni marrë pagat te Flamurtari?
Flamurtari nuk më ka paguar asnjë cent dhe asnjë fjalë e drejtuesve nuk është mbajtur. Po ashtu po injorojnë edhe kërkesat e avokatit.

Në këto kushte, do të ndiqni rrugën gjyqësore apo do të prisni ende?
Nuk dua të shkoj në gjyq. Por nëse nuk ka rrugëdalje tjetër, normalisht që do të kërkoj të drejtën time edhe në rrugë ligjore.

Tani që nuk jeni më pjesë, a mund të na tregoni pse u larguat nga Vlora? 
U largova sepse nuk jam paguar dhe askush nuk bënte dhe nuk merrte asnjë përgjegjësi për lojtarët. Kështu që, nuk kisha rrugëdalje tjetër, edhe pse më vjen keq për një klub me emër të madh si Flamurtari. Doja të qëndroja më gjatë.

Si po ecën aventura te Drita në Kosovë?
Te Drita jam shumë i lumtur. Klubi është shumë profesional dhe mundohet të shërbejë në maksimum për lojtarët. Ekipi është i mirë dhe kemi cilësi. Shpresojmë që të arrijmë ato që doja në fund të sezonit.

LIRIM MEMA

Ku ndryshon kampionati shqiptar nga ai kosovar?
Ka dallime në infrastrukturë, por edhe në seriozitetin e klubeve. Po ashtu tifozët janë më të flaktë.

I ruani kontaktet me futbollistet e Flamurtarit dhe çfarë ju thonë ata për situatën aktuale?
Kam folur me disa lojtarë dhe ata më kanë treguar që situata është shumë e keqe dhe asnjë gjë nuk ka ndryshuar.

ERMAL SIKA




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com