U largua nga drejtimi i Tiranës, Nevil Dede kandidat për rikthimin te…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 2, 2021 | 23:54

U largua nga drejtimi i Tiranës, Nevil Dede kandidat për rikthimin te…

Nevil Dede u largua nga drejtimi i Tiranës, me deklaratat se presidenti i kishte ndërhyrë për një lojtar në formacion dhe në strategjinë e punës.

Nevil Dede

Ish-kapiteni i bardhebluve e mori ekipin 25 herë kampion me mirëkuptimin e presidentit Armand Duka, i cili pranoi largimin e trajnerit nga Kombëtarja U-19, në një periudhë qetësie për 19-vjeçarët kuqezinj.

Gazeta ka mësuar së fundmi se Dede është një nga kandidatët potencialë për t’u ulur sërish në krye të Kombëtares U-19.

Largimi me mirëkuptim dhe njohja e mënyrës së punës dhe brezit të të rinjve në strukturën e ekipeve kombëtare pranë FSHF-së mund të jenë faktorë që të bëjnë të mundur që Duka të pranojë rikthimin e Dedes, aty ku e la punën me 19-vjeçarët e Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"