U largua nga Dinamo, sulmuesi 22-vjeçar prezantohet te… Korabi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2020 | 21:48

U largua nga Dinamo, sulmuesi 22-vjeçar prezantohet te… Korabi

Kristjan Prendi, është afrimi i radhës në merkato i Korabit të Peshkopisë. Sulmuesi 22-vjeçar, i cili në gjysmën e parë të sezonit, ishte pjesë e Dinamos, i është bashkuar skuadrës dibrane. Prendi rikthehet te bardhekuqtë pas 2 sezonesh.

Prendi

Ka qenë vetë klubi që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare ka prezantuar futbollistin e ri. Sulmuesi në të kaluarën, veç Dinamos dhe Korabit, ka veshur edhe fanellën e Tiranës dhe Bylisit.

NJOFTIMI I KLUBIT:

Klubi i Futbollit “Korabi” ka arritur marrëveshjen me sulmuesin Kristjan Prendi. Pukjani rikthehet pas dy sezonesh në Peshkopi. Ky afrim shihet si me tepër vlera për skuadrën. I urojmë suksese Klubit dhe lojtarit!

Korabi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"