U largua nga Barcelona, flet mbrojtësi: E ruaja Mesin në stërvitje, kisha frikë se mos e …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2020 | 17:20

U largua nga Barcelona, flet mbrojtësi: E ruaja Mesin në stërvitje, kisha frikë se mos e …

Zhan-Kler Todibo iu bashkua Shalkes në Bundesligë për 6 muajt e ardhshëm nga Barcelona më 15 janar. Marrëveshja e huazimit parashikon edhe klauzolën e blerjes së qendërmbrojtësit nga klubi gjerman, por edhe riblerjes nga kampionët e Spanjës.06_TODIBO_JUGADORS-WEB

Në një intervistë për të përditshmen gjermane “Bild”, talenti francez flet për sekretet e stërvitjes në klubin katalanas dhe se si është të përballesh kundër Lionel Mesit.

20-vjeçari zbulon se në stërvitje ndodhin dëmtime të paparashikuara dhe ka një rregull të pashkruar që kapiteni duhet mbrojtur nga të gjithë: “Të gjithë e dinim se ai nuk mund të dëmtohej. Ai mbrohej me shumë kujdes në stërvitje. Mësova shumë prej tij dhe i ndërhyra në disa raste, por gjithnjë duke bërë kujdes që të mos e dëmtoja”.

Për të huazuar ish-talentin e Tuluzës në Gelzenkirshen, blutë mbretërorë i paguan Barcelonës 1.5 milionë euro dhe në fund të sezonit do të kenë opsionin për ta transferuar atë përfundimisht për 25 milionë euro, plus 5 milionë euro bonuset.tadibo

Nëse Shalke do ta aktivizojë klauzolën e blerjes, atëherë katalanasit do të kenë opsionin e riblerjes së mbrojtësit në të ardhmen për 50 milionë euro plus 10 milionë euro bonuset.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"