U largua në mënyrë të mistershme nga Tirana, zbulohet klubi ku do të aktivizohet Sasraku

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2021 | 14:53

U largua në mënyrë të mistershme nga Tirana, zbulohet klubi ku do të aktivizohet Sasraku

Ish-lojtari i Tiranës, Derrik Sasraku, është larguar përfundimisht nga bardheblutë.

Sasraku

Sulmuesi ka lënë bardheblutë në mënyrë të mistershme e tani ka një skuadër tjetër. Bëhet fjalë për Aduana Starsin. Sasraku është rikthyer në Afrikë.

Vlen të theksohet se Sasraku kërkoi prishjen e kontratës në FIFA dhe tani do të aktivizohet tek Aduana Stars.

Derrik Sasraku u aktivizua me klubin nga kryeqyteti këtë sezon, në total në të gjitha kompeticionet në 13 sfida, ku arriti të tundë rrjetën herë dhe të dhurojë 1 asist.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"