U largua në huazim gjatë merkatos së janarit, klubi e rikthen lojtarin te Partizani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 2, 2020 | 13:29

U largua në huazim gjatë merkatos së janarit, klubi e rikthen lojtarin te Partizani

Merr fund aventura e Alesio Hysenit në Ishujt Faroe. Mesfushori vlonjat u huazua në janar nga Partizani te KI Klaksvik për një afat gjashtëmujor. Për shkak të pandemisë “COVID-19” Hyseni nuk arriti ta tregojë veten sa duhet me kampionët e Ishujve Faroe, pasi kampionati nisi me vonesë.bARDHI hYSENI

Më 30 qershor ka mbaruar huazimi i 23-vjeçarit te Klaksvik dhe menjëherë ai është lënë i lirë që të largohet nga Ishujt Faroe. Gjithsesi, aventura e lojtarit të Partizanit quhet pozitive, pasi gjatë kësaj periudhe Hyseni arriti të fitojë trofeun e Superkupës, ku shënoi edhe penalltinë e fundit të serisë së 11-metrëshave.

Ndërsa në kampionat, nga 10 ndeshje të luajtura në këtë periudhë, Hyseni është aktivizuar në 9 takime, me 645 minuta prezent në fushë, ku ka arritur të shënojë edhe një gol. Mediat në Ishujt Faroe kanë bërë të ditur se Klaksvik ka vendosur që ta kthejë Hysenin te Partizani pas përfundimit të huazimit. Për momentin lojtari ndodhet në Itali për pushime dhe në ditët në vijim Partizani do të vendosë edhe për të ardhmen e vlonjatit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"