U largua në drejtim të Partizanit, klubi i Kategorisë së Parë gjen zëvendësuesin e portierit 19-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2021 | 19:16

U largua në drejtim të Partizanit, klubi i Kategorisë së Parë gjen zëvendësuesin e portierit 19-vjeçar

Turbina po punon me intensitet për ta përforcuar sa më shpejt skuadrën. Pas largimit të portierit Vokli Laroshi, që i është bashkuar Partizanit, stafi ka menduar që të gjejë zëvendësuesin e tij.

LEONID VAFI

Dhe është 24- vjeçari, Leonid Varfi, që është konfirmuar nga drejtuesi si gardiani i ri i cërrikasve. Ky i fundit është blerja e re e cërrikasve, që ka firmosur një kontratë 2-vjeçare.

Varfi do t’i bashkohet ekipit të Turbinës në përgatitjet që do të startojnë më 25 korrik. Ndërkohë, klubi po negocion me të tjerë futbollistë.

Burime nga klubi cërrikas kanë konfirmuar edhe rikthimin e mbrojtësit shtatlartë, Rei Zaimi, që ka kërkuar të veshë sërish fanellën e Turbinës.

M.MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"