U largua me barrelë gjatë sfidës ndaj Finlandës, mbrojtësi i Rusisë rrezikon dëmtimin e rëndë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2021 | 17:50

U largua me barrelë gjatë sfidës ndaj Finlandës, mbrojtësi i Rusisë rrezikon dëmtimin e rëndë

Një dëmtim i rëndë rrezikohet për lojtarin e kombëtares ruse Mario Fernandesh, i cili la fushën e blertë me barrelë në minutën e 26 të sfidës ndaj Finlandës.

FERNANDES

Zyra e shtypit e kombëtares së Rusisë ka bërë me dije se lojtari dyshohet se ka dëmtuar shtyllën kurrizore dhe ka shkuar menjëherë në spitalin e Shën Pjetërburgut për të parë ekzaminimet e reja.

Mbrojtësi i krahut të djathtë është një ndër më të mirët e kombëtares së Çerçesovit, ku ishte pjesë edhe e botërorit të luajtur në Rusi.

Rusia fitoi sfidën e saj ndaj Finlandës falë golit të Mirançukut dhe renditet në në vendin e dytë të grupit B me tre pikë po aq sa Finlanda dhe Belgjika që pret të luajë takimin e saj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"