U largua i dëmtuar nga ndeshja me Belgjikën, reagon mesfushori gjerman: Gati për të shtunën kundër Dortmundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2023 | 14:30

U largua i dëmtuar nga ndeshja me Belgjikën, reagon mesfushori gjerman: Gati për të shtunën kundër Dortmundit

Leon Gorecka i shtangu tifozët e Bajernit me lëndimin e fundit, aty ku dueli me Romelu Lukakun në pjesën e parë, e detyroi Hansi Flikun ta largonte nga fusha e blertë mesfushorin, pasi ky i fundit filloi të ndiente dhimbje.

gorecka

Vetë Gorecka i bëri me shenjë teknikut 58- vjeçar se asgjë nuk ishte serioze dhe mund ta vazhdonte lojën, por ky i fundit nuk deshi të rrezikojë.

28-vjeçari gjerman u prononcua pas ndeshjes mbi shkallën e lëndimit, duke pohuar se do të jetë gati për “Klasiken” ndaj Dortmundit, e planifikuar në datën 1 prill:

“Kam ndrydhur kyçin e këmbës, por jam mirë, mos u shqetësoni. Shihemi të shtunën në fushë”, përfundoi mes buzëqeshjesh “tanku” në repartin e mesfushës së bavarezëve.

Kontributi i çdo lojtari merr përmasa jetike për ekipin e Tuhelit, aty ku distanca prej 1 pike nga verdhezinjtë kryesues e bën të detyrueshme fitore, nëse duan të vazhdojnë ende diktatin në Bundesligë pas dekadës së fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"