U la në stol gjatë ndeshjes kundër Sitit nga Zidan, PSG interesohet për lojtarin e Real Madridit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2020 | 23:45

U la në stol gjatë ndeshjes kundër Sitit nga Zidan, PSG interesohet për lojtarin e Real Madridit

Real Madrid u eliminua dje nga Mançester Siti nga Liga e Kampionëve. Ekipi anglez fitoi edhe ndeshjen e kthimit në shtëpi 2-1, duke nxjerrë nga gara spanjollët.

vinsius real

Por sikur të mos mjaftonte kjo, mediat spanjolle po aludojnë për një largim të mundshëm të Vinisius Zhunior nga Real Madridi. Braziliani qëndroi në stol dhe nuk u aktivizua për asnjë minutë nga trajneri Zinedin Zidan, çka ka shtuar pakënaqësinë tek rradhët e Vinisius. Nga kjo situatë kërkon të përfitojë PSG. Sipas “Marca” klubi francez ka kërkuar informacione për lojtarin, dhe interesohet ta transferojë në “Parc De Princ”.

Vinisus ka një kontratë me Real Madridin deri në vitin 2025.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"