U la jashtë ekipit për ndeshjen në Europa Ligë, klubi francez shfaq interes për mesfushorin e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 13:18

U la jashtë ekipit për ndeshjen në Europa Ligë, klubi francez shfaq interes për mesfushorin e Milanit

Olimpik Lion mund të bëjë një lëvizje për mesfushorin e Milanit, Lukas Paketa. “Sky Sport Italia” pretendon se skuadra franceze e dëshiron brazilianin, por ende nuk kanë hyrë në bisedime me kuqezinjtë.

paketa

Milani luan sot kundër Shemrok Rovers në Europa Ligë dhe Paketa është lënë jashtë ekipit. Mesfushori nuk është në planet e trajnerit dhe me shumë mundësi do nxirret në shitje nga kuqezinjtë. Paketa mbërriti nga Flamengo tek Milani për 38 milionë euro në janarin e 2019 por nuk ka bindur në Serinë A.

23-vjeçari është aktivizuar në 44 ndeshje më Milanin, ku ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë tre asiste.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"