U kualifikuan në Kupë ndaj Lushnjës, Dalipi: E kishim vlerësuar këtë ndeshje, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2021 | 14:39


U kualifikuan në Kupë ndaj Lushnjës, Dalipi: E kishim vlerësuar këtë ndeshje, por…

Klevis Dalipi mendon se Tomorit i mungoi vetëm goli. Trajneri evidenton se ndeshjes iu dha vlerësim maksimal, pasi e donin kualifikimin.

Tomori Dalipi

“Na mungoi goli dhe në këtë aspekt ishim krejt të pafat. Skuadra ka punuar shumë mirë dhe ka luajtur e kompaktësuar.

Ne e kishim vlerësuar këtë takim dhe jam shumë i kënaqur që në turin e dytë do të matim forcat me një skuadër të njohur të Superiores si Laçi”, u shpreh mes të tjerash numri një i pankinës beratase.

PANORAMASPORT.AL