U kritikua pafund/ Hipi në podium me simbole pro luftës, habit sportisti rus: E di kuptimin dhe do të bëja të njëjtën gjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2022 | 16:37

U kritikua pafund/ Hipi në podium me simbole pro luftës, habit sportisti rus: E di kuptimin dhe do të bëja të njëjtën gjë

Një gjimnast rus u bë kryefjala në shumë media për shkak se mbajti simbole pro luftës në momentin që do hipte në podium për të marrë medalje. Ivan Kuliak kishte të vendosur në uniformën e tij shkronjën “Z”.

r

Ky simbol do të thotë fitore në Rusi dhe mbahet gjithmonë nga ushtria dhe simpatizantët e Vladimir Putinit. Në luftën që po zhvillohet në Ukrainë këto shenja bien më shumë në sy. Ky veprim i tij u kontestua nga shumë persona, por mesa duket gjimnasti rus nuk mendon kështu. Në një intervistë për mediat ai ka folur për atë moment.

“Nëse do të kisha një mundësi tjetër, do dilja sërish me simbolin e shkronjës ‘Z’. E kam parë në ushtrinë tonë dhe e di kuptimin e atij simboli. Ka të bëjë me fitoren dhe paqen. Unë thjesht doja të tregoja qëndrimin tim. Si një atlet unë gjithmonë luftoj për fitore dhe luaj për paqe.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"