U kërkua nga Konte te Interi, mbrojtësi i Romës pranë kalimit te skuadra spanjolle

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2020 | 18:34

U kërkua nga Konte te Interi, mbrojtësi i Romës pranë kalimit te skuadra spanjolle

Alesandro Florenci me shumë mundësi do të largohet nga Roma dhe destinacioni i tij i ardhshëm pritet të jetë Spanja.Alessandro-Florenzi

Mbrojtësi italian nuk ka gjetur shumë hapësira te verdhekuqtë këtë sezon dhe për këtë arsye është në kërkim të një ekipi ku do të kishte më shumë minuta në dispozicion.

Sipas asaj që shkruan “Sportmediaset”, lojtari pritet të kalojë te Valencia, me këta të fundit që janë shumë afër mbylljes së marrëveshjes. Florenci dëshiron që të jetë në formë për EURO 2020 dhe për këtë arsye dëshiron më shumë minuta, diçka që nuk i plotësohet te Roma. Florenci2

Italiani ishte edhe një dëshirë e Kontes për ta marrë te Interi, por një marrëveshje për këtë nuk u arrit dhe lojtari qëndroi te Roma, ku gjithsesi pritet të largohet shumë shpejt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"