U kërkua me ngulm nga Partizani, sulmuesi Karikari fiton titullin kampion në Gjeorgji

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 2, 2019 | 17:33

U kërkua me ngulm nga Partizani, sulmuesi Karikari fiton titullin kampion në Gjeorgji

Sulmuesi ganez Kuame Karikari, është shpallur së fundmi kampion me gjeorgjianët e Dinamos së Tbilisit. Kujtojmë që 27-vjeçari u kërkua me ngulm nga skuadra e Partizanit në merkaton e janarit, teksa u transferua në Katar te Al Arabi, teksa së fundmi ishte pjesë e gjeorgjianëve të Dinamo Tbilisit.

Karikari

Pavarësisht transferimit me bujë, Karikari, nuk gjeti shumë hapësira te skuadra kampione, teksa u aktivizua 5 ndeshje si titullar dhe 6 ndeshje të tjera e nisi nga stoli. Ganezi arriti të realizonte 2 gola në kampionat, si dhe 1 në Ligën e Europës ndaj Gabalës.

Dinamo Tbilis

PANORAMASPORT.AL  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"