U kërkua me ngulm nga Milani në verë, Gatuzo gati të marrë te Napoli mesfushorin e Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2019 | 17:56

U kërkua me ngulm nga Milani në verë, Gatuzo gati të marrë te Napoli mesfushorin e Premier Ligës

Lukas Torreira po kalon një periudhë të vështirë te Arsenali, teksa është aktivizuar vetëm në 7 ndeshje në kampionat.tORREIRA-WEB

Pikërisht për këtë arsye, mesfushori uruguaian mund të largohet në merkaton e janarit nga “Topçinjtë”. Interesimet për të nuk mungojnë, teksa sipas asaj që shkruan “Il Mattino”, lojtari ndiqet me vëmendje nga Napoli.

Pas largimit të Ançelotit dhe emërimit të Gatuzos, të kaltrit tani po punojnë të afrojnë një mesfushor të tipit Zhorzhinjo, i cili u largua në verën e 2018-ës. Në këtë situatë, drejtuesit kanë piketuar Torreirën, i cili gjithashtu do ta pëlqente një rikthim në Itali, ku ka luajtur më parë për Sampdorian.

Për uruguaianin interes të veçantë në verë kishte shfaqur edhe Milani, por kuqezinjtë nuk ia dolën të arrijnë një marrëveshje me Arsenalin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"