U infektuan me koronavirus në ndeshjen e Ligës së Kampioneve, 10 lojtarët rezultojnë negativ në testet e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 1, 2020 | 23:48

U infektuan me koronavirus në ndeshjen e Ligës së Kampioneve, 10 lojtarët rezultojnë negativ në testet e fundit

10 lojtarët e Valencias, që u konfirmuan disa javë më parë si të infektuar me koronavirus, fatmirësisht kanë rezultuar negativ në testet anti-COVID-19.
vlal

Media spanjolle “MARCA” bën me dije se 10 futbollistët e “Los Che” janë rehabilituar plotësisht nga virusi vdekjeprurës dhe tashmë ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ezekiel Garay, Elakuim Mangala dhe Hoze Gaja ishin 3 futbollistët e njohur të Valencias, të cilët u zbuluan nga mediat, jo nga klubi, si bartës të koronavirusit.

vl
Futbollistët e infektuan në takimin e parë të Ligës së Kampioeneve kundër Atalantës në “San Siro” dhe pas kthimit në atdhe pas zhvillimit të takimit të dytë pa tifozë ui testuan si pozitiv me koronavirus.

Spanja vazhdon të përjetojë një situatë katastrofale humanitare, pasi në shtetin iberik rezultojnë të vdekur 9387 persona nga virusi vdekjeprurës COVID-19. Kujtojmë që në këtë shtet vdiq dhe një trajner futbolli i moshave. Ai ishte vetëm 21-vjeç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"