U infektua me koronavirus, gjobitet nga federata Ksavi Hernandez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2020 | 18:30

U infektua me koronavirus, gjobitet nga federata Ksavi Hernandez

Ish-futbollisti i Barcelonës Ksavi Hernandez është gjobitur me 2300 euro nga Federata e Futbollit të Katarit për mosrespektim të protokollit shëndetësor për t’u mbrojtur nga COVID-19.

ksavi
Trajneri i  Al-Sadit u infektua muajin e kaluar me koronavirus, por u rikuperua shpejt dhe u kthye menjëherë.

Për këtë shkak, Federata gjykon se ish-kampioni i botës me Spanjën nuk ka respektuar afatet për të qëndruar i izoluar në banesë.

Gjoba nuk është e papërballueshme për ish-lojtarin e Barcelonës, duke parë edhe rrogën që ai ka pasur si lojtar dhe tani si trajner, por shihet edhe njëherë se në këtë të gjithë janë të barabartë, qoftë ata njerëz të mëdhenj apo jo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"