U huazua nga Tirana, Kadriu: Te Teuta do të shpërthej

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 22, 2016 | 14:16

U huazua nga Tirana, Kadriu: Te Teuta do të shpërthej

Mesfushori me tipare sulmuese i huazuar nga Tirana te Teuta, Florian Kadriu, për “Panorama Sport” ka folur rreth aventurës së re që e pret te skuadra durrsake.florian kadriu Lojtari i ardhur këtë sezon nga Maqedonia në futbollin shqiptar ka theksuar se ka zgjedhur Teutën e trajnerit Magani, pasi kjo skuadër përbëhet nga lojtarë të rinj.

Sipas Kadriut, duke ditur politikat e klubit ndaj të rinjve dhe punën që bën trajneri Magani me ata, ai mund të mësojë shumë. “Dua ta nis bisedën time me falënderim për presidentin e Teutës, si dhe trajnerin Gugash Magani.

Janë këta dy persona arsyeja e ardhjes time te Teuta. Të tregohem i sinqertë, kisha mundësinë e huazimit tek ekipi i Bylist, por zgjodha durrsakët për shumë arsye. Teuta është një ekip i përbërë me lojtarë të rinj dhe ka një trajner shumë të mirë, ku mund të mësosh shumë gjëra nga Magani.

Kjo skuadër u jep mundësinë lojtarëve të rinj dhe është një skuadër që investon te ky brez. Pikërisht, kjo është një arsyet e fortë që të isha pjesë e Teutës, por siç e thashë edhe më lart, më pëlqen shumë puna që bën trajneri Magani me futbollistët e rinj, duke u marrë më të mirën e tyre pa i sforcuar”, u shpreh mesfushori nga Kërçova.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"